Futboll Gossip Sport

Hazard përsëri ia bën me sy Real Madridit: Me apo pa Zidane kjo fanellë është e veçantë

Me Kupën e Botës ende në fokusin e tij, Eden Hazard nuk është i vendosur të luftojë për t’u larguar nga Chelsea, megjithëse e ka pranuar se largimi i Zinedine Zidane nuk i ka zbehur aspak cilësitë e Real Madridit.
Qëllimi i Madridit vazhdon të jetë blerja e Neymarit këtë verë – ndërsa ylli belg është opsion në rast se braziliani dështon – nëse Julen Lopetegui dhe Florenitno Perez janë në gjendje ta bindin Chelsean ta shesë atë, transmeton Gazeta Express.

Hazard thotë se është mirë në Chelsea dhe se nuk ka marrë oferta, duke shtuar se Madridi i bën të gjithë të ëndërrojnë.

“Jam mirë në Chelsea dhe, tani për tani, askush nuk më ka propozuar ofertë”, tha anësori për BeIN Sports.

“Është e vërtetë që [Zidane] është i veçantë, por Madridi e bën çdokënd të ëndërrojë. Me apo pa Zidane, fanella e Madridit është e veçantë”, shtoi ai.

Megjithatë, ai thotë se qëndrimi në klubin londinez nuk do ta mërziste aspak

Related posts

DËSHTUAN NË MERKATO/ Jose Mourinho kërkon MBROJTËSIN më të mirë në BOTË

Isa.Autor

PO NDODH/ HIGUAIN po kryen testet mjekësore tek MILANI, tifozët në delir

Isa.Autor

SHKELJE ME NË LIDHJE ME AKADEMINË/ Prokuroria nis hetimet për drejtuesit e Bayern Munich

Delo.autor

Leave a Comment