Futboll Sport

Lovren “kërcënon” Harry Kane: Kroacia nuk ka asgjë për të humbur

Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren, është i etur për të provuar sa vlen kur të luajë kundër Anglisë dhe sulmuesit Harry Kane në gjysmëfinale të Kupës së Botës së Rusisë. Lovren dhe Kane do të takohen përsëri në Moskë, të mërkurën, më pak se nëntë muaj pasi kroati u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes Tottenham-Liverpool në “Wembley”, për llogari të Premier League.

Kane, i cili kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë në turneun e Rusisë, kishte shënuar dhe asistuar në ndeshjen e sipërcituar, kur “Spurs” fituan 4-1, në tetor. Megjithatë, Lovren u kthye nga ajo pikë e ulët në sezonin e tij, pasi u bashkua me Virgil Van Dijk në qendër të një mbrojtje të Liverpool, që shkoi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në Rusi, Lovren i ka filluar të gjitha ndeshjet për kombëtaren e tij. Duke e ditur se do të ballafaqohet me detyrën e vështirë të markimit të Harry Kane, edhe një herë, Lovren tha se i pëlqente të merrej me më të mirin e Botërorit, ndërsa tani duhet të tregojë talentin e tij në një stad të madh.

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në Premier League, – tha mbrojtësi kroat për gazetat në Angli. – Kane meriton çdo lavdërim. Në sezonet e fundit ka shënuar gjithmonë më shumë se 25 gola dhe është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Por, më pëlqen t’i sfidoj këta sulmues dhe t’iu tregoj të gjithëve se jam një nga mbrojtësit më të mirë”.

Kroacia pati nevojë për gjuajtjen e penalltive, pas shtesave 30-minutëshe, për të kapërcyer Danimarkën dhe Rusinë në fazën e eliminimit direkt. Lovren, kombi i të cilit është në gjysmëfinale të Botërorit për herë të parë që nga viti 1998, tha se Kroacia mund të luante me liri: “Anglia është një nga favoritët për ta fituar Kupën e Botës dhe duhet ta respektojmë atë. Por, ne gëzojmë të luajmë kundër skuadrave të mëdha, siç kemi treguar kundër Argjentinës. Nuk kemi asgjë për të humbur”.

Related posts

PAS SUKSESIT NË “WIMBLEDON”/ Tenisti Djokovic mbërrin në Tokio dhe zbulon objektivin e radhës

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Tekniku Spalletti gati të marrë drejtimin e skuadrës së madhe të Serie A…

Delo.autor

FUTBOLLI NË ZI/ Vdes trajneri që mban Rekordin Botërorë për drejtimin e më shumë skuadrave… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment