Futboll Premier League Sport

Heq dorë nga futbolli për familjen/ Portierët më të mirë të botës “përcjellin” homologun e tyre

Portieri nigerian Carl Ikeme “heq dorezat” për t’i qëndruar më pranë familjes. 32-vjeçari që luajti për 15 vite në futbollin anglez i mbijetoi sëmundjes së rëndë të leuçemisë kur u diagnostikua një vit më parë.

Megjithatë lamtumira e tij është përcjellë me nota pozitiva nga “dorezat” më të njohura të historisë së futbollit botëror. Iker Casillas, Marc Andre Ter Stegen, Joe Hart, Peter Schmeichel dhe Ëalter Zenga i kanë uruar fat me anë të videomesazheve portierit të Nigerisë.

Mjekët ia ndaluan rikthimin në futbollin e luajtur Ikemes, i cili tani do të shpenzojë më tepër kohë pranë familjes.

Ikeme regjistroi plot 281 ndeshje në karrierë në nivel klubi dhe kombëtareje. Ai mbrojti për 13 vite mbrojti portën e “ujqërve” të Wolverhamptonit.

Related posts

BARCELONA THYEN HESHTJEN MBI SUPER LEAGUE/ Presidenti Laporta: Domosdoshmëri. Nuk u tërhoqëm sepse…

Delo.autor

Krisja e madhe, tifozët duan të heqin statujën e Henry-së

Q.Autor

LIVE/ Teuta-Kamza: Drithërima në portën e durrsakëve, Hidi i mohon 2 herë golin skuadrës mike (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment