Futboll

Seanca dëgjimore, ja çfarë ndodhi në UEFA për çështjen “Skënderbeu”

Klubi i Skënderbeut, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka sqaruar opinionin publik se është zhvilluar një seancë dëgjimorë në lidhje me procesin disiplinor ndaj ekipit korçar, i cili akuzohet nga inspektorët e UEFA-s se ka trukuar disa ndeshje në kompeticionet Europiane. Në këtë njoftim thuhet se strategjia e ndjekur nga përfaqësuesit ligjorë të Skënderbeut do të japë efekte shumë pozitive.

“Sot, më datë 21.03.2018, është zhvilluar seanca dëgjimore në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, lidhur me procedimin disiplinor ndaj Klubit të Futbollit Skënderbeu. Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit tanë ligjorë, të cilët kanë argumentuar mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë natyrën e konfliktit, specifikën që paraqet gjykimi disiplinor në organet juridike të UEFA-s dhe veçanërisht, ekzistencën e një marrëdhënieje institucionale ndërmjet organit të akuzës dhe të gjykimit, Klubi i Futbollit Skënderbeu ka bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultate të kënaqshme në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Sqarojmë sportdashësit dhe opinionin publik se procesi gjyqësor për çështjen në fjalë është në fazën fillestare të tij dhe se Klubi i Futbollit Skënderbeu është i gatshëm të mbrojë investimet dhe punën disavjeçare në të gjitha shkallët e gjykimit, qofshin ato sportive apo civile.

Faleminderit për mirëkuptimin!”

Related posts

Zgjidhet e ardhmja, mbrojtësi Qaqi firmos me Kukësin

Sadik.Autor

TRAVERSA I NDALI SUPER GOLIN NDAJ BYLIS/ Mesfushori Marku: Ishte diçka shumë e bukur për mua, por… (VIDEO)

Delo.autor

“SHITA MEDALJEN E KUPËS SË BOTËS, PËR TË BLERË DROGË”/ Rrëfimi tronditës i ish-futbollistit brazilian

Delo.autor

Leave a Comment