Futboll Seria A Sport

HERRERA OSE VIDAL tek INTERI/ Spalletti kërkon një top-lojtar në mesfushë

Tani nuk ka më dyshime, goditja e fundit e madhe e tregut të transferimeve do të arrijë në mesfushë tek Interi. Dhe ky është reparti, ku trajneri Spalletti kërkoi një përforcim të rangut të lartë për një paraqitje më të mirë sezonin e ardhshëm, por sidomos në Ligën e Kampionëve.

Së pari, megjithatë, klubi do të duhet të “krasitë trëndafilin” dhe mbi të gjitha të gjejë një vend për Joao Mario, për të cilin, pas blerjes së Moutinho, është mjegulluar hipoteza “Wolverhampton”.

Sporting Lisbona, sipas “La Gazzetta dello Sport”, do të jetë shumë i kënaqur për ta rimarrë mesfushorin portugez, por Interi duhet të paktën të paguajë një pjesë të angazhimit për të lehtësuar operacionin.

Pasi të sistemojë Joao Mario, Interi do të mendojë t’i bëjë një dhuratë Spallettit, i cili duhet të jetë njëri nga Hector Herrera dhe Arturo Vidal. Ish-lojtari i Juventusit, sipas “Corriere dello Sport”, është i tepërt te Bayern Munich dhe do të largohet me dëshirë për t’u kthyer në Itali, por zikaltërve u nevojiten të paktën 30 milionë euro për ta blerë.

Të gjitha, pa marrë parasysh se aktualisht, mesfushori nga Kili fiton rreth 8 milionë euro netë për sezon. Ndoshta edhe më e vështirë do të jetë situata për të marrë shërbimet e meksikanit të Portos, Herrera, i cili ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, pavarësisht se kontrata i skadon më 2019.

Së fundi, lajm i mirë nuk vjen as nga Vrsaljko. Atletico Madrid nuk e pranoi hipotezën e huazimit me të drejtën e shpengimit të plotë, të propozuar nga Interi. Alternativat Darmian dhe Zappacosta prandaj qëndrojnë në këmbë.

Related posts

PARTIZANI godet sërish/ Të kuqtë fitojnë garën me Laçin për TALENTIN E KOMBËTARES

Isa.Autor

Agjenti i Ronaldos duket i sigurt: Ronaldo e mbyll karrierën e tij fantastike tek…

Isa.Autor

Rrëfehet Kane: Në jetë askush nuk ta zgjat dorën, doja t’i tregoja familjes se mundi i tyre nuk shkoi dëm

Q.Autor

Leave a Comment