Futboll Seria A Sport

BOMBA E MERKATOS/ Juventusi dhe Milani po mendojnë shkëmbimin BONUCCI-HIGUAIN

Juventusi dhe Milani kanë hapur diskutimet paraprake për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi, që përfshin Leonardo Bonucci dhe Gonzalo Higuain. “Goal.com” kupton se Juve po konsideron seriozisht rikthimin e mbrojtësit 31-vjeçar, pasi Bonucci i ka lënë kampionët e Seria A vetëm një vit më parë.

Higuain, i cili ka gjasa të lëvizë, pas blerjes mahnitëse të Juventusit, të yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mund të kryesojë në drejtimin tjetër. Për këtë shkëmbim, bisedimet fillestare mes të dy klubeve kanë ndodhur.

Drejtori teknik i Milanit, Leonardo, dhe ai i Juventusit, Beppe Marotta, ishin në bisedë për marrëveshjen e pabesueshme të shkëmbimit të hënën, edhe pse diskutimet janë ende në një fazë të hershme.

Megjithatë, Juve ka biseduar me agjentin e Bonucci, Alessandro Lucci, i cili ka dhënë reagime pozitive mbi gjasat që qendërmbrojtësi të jetë i interesuar për një kthim në Torino. Raportet kanë sugjeruar se PSG dhe Manchester United janë, gjithashtu, të interesuar për Bonucci, i cili bëri 51 paraqitje në të gjitha garat për Milanin në sezonin 2017-2018.

Ndërkohë, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, shpreson që klubi të jetë në gjendje ta mbajë Bonuccin, megjithëse pranon që, nëse lojtari kërkon të largohet, do të jetë e vështirë ta bindë atë të qëndrojë. Ai u tha gazetarëve: “E ardhmja e tij nuk dihet. Kam biseduar me të, Leo kishte një sqarim për mua, por unë nuk jam klubi. Ai duhet të flasë me menaxherët.

Për sa kohë që vesh fanellën e Milanit, unë dua të shoh Bonuccin e këtyre 12 ditëve të para stërvitjeje. Ai është një profesionist i madh dhe gjithmonë i pari, që udhëheq grupin. Shpresoj se mund të qëndrojë, është një lojtar i vlefshëm, me mentalitet të madh.

Kur një lojtar shpreh dëshirën, trajneri dhe ata që punojnë në një grup duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur ta bindin atë për të qëndruar. Ne duhet të mendojmë për pro dhe kundër. Nëse lojtari kërkon në mënyrë eksplicite që të largohet, ne duhet ta trajtojmë këtë temë”.

Ndërkohë, e ardhmja e Higuain te Juve është e paqartë, me të gjitha shenjat që tregojnë se argjentinasi është duke u larguar. Në sulmin bardhezi nuk ka më vend për të, sepse veç Ronaldos, janë edhe lojtarë të tjerë si Paulo Dybala, Mario Mandzukic, Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi. Milani është i interesuar për Higuain, që është njeriu i duhur për ta udhëhequr sulmin kuqezi në sezonin e ardhshëm.

Related posts

TRIUMFON NË GJYSMËFINALE/ Tenisti Djokovic rikthehet fitues në Paris, merr turneun e fundit Masters

Delo.autor

“ËSHTË NJË PROBLEM I VEÇANTË”/ Thiago Silva zbulon klubin e ri të Neymar: Ai do të forcojë një ekip, që…

Delo.autor

SKANDALI ME STADIUMIN E LUFTËTARIT/ Ja prapaskenat në Gjirokastër për shkatërrimin e fushës

Delo.autor

Leave a Comment