Futboll Sport

Humbja ndaj Suedisë, Petkovic: Lojtarët nuk dhanë maksimumi

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic doli në konferencë për shtyp, ku theksoi se ky rezultat erdhi në momentin më të mirë të skuadrës.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer. I gjithë ekipi është. Ne kemi dashur të bëjmë më shumë, por nuk ia arritëm. Dua që gjithashtu të përgëzoj ekipin suedez pasi kanë bërë pikërisht atë që ata dëshironin të bënim dhe ka qenë e mjaftueshme për të na mundur. Ne duhet të kishim bërë më mirë. Lojtarët nuk dhanë maksimumin. Kishte diçka që mungonte në atë ndeshje. Në 10 apo 15 minutat e fundit, ne u përpoqëm të luanim mirë, por në fund nuk ishte e mjaftueshme”.-deklaroi Petkovic në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Suedia, e cila fitoi ndeshjen ndaj Zvicrës me një gol të Emil Forsberg në pjesën e dytë, do të përballet me Anglinë ose Kolumbinë në çerekfinale.

Related posts

“NUK TOLEROJMË NGACMIME SEKSUALE…”/ Akuza të rënda për David Villa, klubi nis hetimin

Delo.autor

Xherdan Shaqiri merr Kosovën në “Rusi 2018” (FOTO)

Sadik.Autor

“NEYMAR LOJTAR FANTASTIK”/ Ander Herrera mbështet yllin brazilian: Për dy vite do ta fitojë…

Delo.autor

Leave a Comment