Futboll Premier League Sport

KUJTON DITËN E PARË TEK LIVERPOOL/ Fabinho: S’kishte asnjeri në Melwood. Ishin shumë të zemëruar

Fabinho ka kujtuar ditën e tij të parë si lojtar i Liverpool-it.

Një transferim që ka ndodhur vetëm pak orë pas humbjes së famshme të pësuar nga anglezët në finalen e Champions League të 2018-ës kundër Real Madrid.

“Transferimi te Liverpool ka qenë një moment special i karrierës sime”, ka thënë Fabinho për faqen zyrtare të klubit. “Kam parë finalen e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid në 2018-ën dhe kam qenë tifoz më Të Kuqtë”.

“Fatkeqësisht, Liverpool-i ka humbur, por arritja e finales pas një kohe të gjatë ka qenë sigurisht një ëndërr e bukur”.

“Ditën që kam shkuar në fushën e Melwood nuk kishte asnjeri. Besoj se në njëfarë mënyre ka qenë një gjë e mirë sepse besoj se ishin shumë të zemëruar”.

“Gjithsesi, sezonin pasues kemi arritur përsëri në finale dhe jemi përqendruar te fitorja. Triumfi në një kompeticion të tillë është padyshim një gjë speciale”.

Related posts

Barazim spektakolar në Andaluzi, Sevilla nuk përfiton ndaj Villarealit

Sadik.Autor

NDËRHYRJA HORROR/ Sulmuesi godet me stil karate portierin dhe më pas shpërthen në lot (VIDEO)

Delo.autor

OFENDOJNË LOJTARËT PËR SHKAK TË NGJYRËS/ Flet Edin Dzeko: Dëboni nga stadiumet tifozët racistë…

Delo.autor

Leave a Comment