Futboll Premier League Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ SALAH bën realitet ëndrrën e tifozit të vogël sirian (VIDEO)

Ammar Halabi vetëm kishte ëndërruar që të takohej me idhullin e tij Mohamed Salah. Por ja që ëndrrat edhe bëhen realitet. Me ndihmën e fondacionit amerikan “Make A Wish”, 16-vjeçari, i cili vuan nga një distrofi muskulare, ka mundur të prekë nga afër lojtarin e tij të preferuar, yllin e Liverpool Salah, ndërkohë që aid he skuadra angleze po kryejnë një fazë përgatitore në Shtetet e Bashkuara.

Salah u takua me adoleshentin dhe familjen e tij në Charlotte, në Karolinën e Veriut, ku refugjatët sirianë jetojnë pasi kanë lënë vendin e tyre për shkak të luftës dy vjet më parë. Egjiptiani i dhuroi Ammarit një fanellë me autograf dhe realizoi edhe disa foto me të dhe vëllezërit e tij, Mahmoud, Luay dhe Bayan. “Të gjithë e duan dhe unë dua të bëhem si ai. Është njeri i madh dhe pata një ndjesi fantastike kur e takova”, tha Ammar.

Vetë Salah duket se po kalon një periudhë ëndrrash, edhe pse dëmtimi që pësoi në finalen e Champions League nuk e lejoi të jepte më të mirën në Kupën e Botës. Duke shëtitur në rrugët e Neë York City si një turist i vërtetë, egjiptiani u mahnit kur pa në Times Square një pikturë murale të vetes. Në foton që postoi në rrjetet sociale, egjiptiani shkruajti: “Në xhunglën prej betoni ku ëndrrat bëhen realitet”.

Tani ai shpreson të përsërisë sezonin fantastik që bëri vjet me Liverpool, ku shënoi 44 gola në 52 takime në të gjitha kompeticionet. Egjiptiani luajti 45 minuta në fitoren 4-1 kundër Manchester United në fundjavë, ndërsa gjitashtu pritet të luajë kundër Napolit të shtunën në Dublin. Reds-at kanë edhe një miqësore tjetër me Torinon në 7 gusht para se të nisin pesë ditë më vonë sezonin e ri të Premier League kundër West Ham.

Related posts

As Immobile dhe as Icardi, ja kush është sulmuesi më i frikshëm i Serisë A

Q.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Goditja e grupeve kriminale, arrestohet sportisti KAMPION EUROPE

Isa.Autor

Ndodh edhe kjo/ Përgënjeshtrohet lajmi për transferimin e Etrit Berishës te Sampdoria për shkak se…

Sadik.Autor

Leave a Comment