Futboll Seria A Sport

I MUNDI SIONI/ Spaletti: Jemi shumë të ngarkuar nga stërvitja

Interi humbi në miqësoren e dytë në këtë fillim sezoni. Edhe pse ishte vetëm një ndeshje kontrolli, zikaltrit nuk arritën të shfaqnin të njëjtin nivel loje si ndaj Luganos. Skuadra e trajnerit Spaleti u duk shumë e lodhur dhe pa ide. Sigurisht, ata janë duke zhvilluar një fazë përgatitore me ngarkesë dhe paraqitje të tilla mund t’u lejohen lojtarëve. Spaleti gjithsesi mendon se kishte edhe arsye të tjera përveç ngarkesës së madhe.

“Topi nuk qarkulloi mjaftueshëm dhe këmbët i kishim shumë të ngarkuara nga stërvitja e ditëve të fundit. Kishim zhvilluar një stërvitje të dyfishtë vetëm një ditë para ndeshjes. Fusha nuk ishte gjithashtu në gjendje të mirë. Duhet të kemi kujdes në ndeshjet e ardhshme dhe duhet të ruhemi në mënyrë që të mos kemi ndonjë problem, të cilin do të na duhet ta vuajmë në të ardhmen. Dy gjërat që do të na jepnin më shumë frymëmarrje do të ishin mbajtja e topit dhe pasimet e shumta, por siç e thashë dhe më përpara, bari ishte shumë i gjatë dhe topi kishte vështirësi në lëvizje”, përfundoi tekniku zikaltër, që shpreson të ndërtojë një Inter kompetitiv për sezonin e ri.

Related posts

PARTIZANI I PAPËRMBAJTSHËM/ Mala i vendos “kapakun” sfidës në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

PAS SHORTIT NË EUROPA LEAGUE/ Publikohen datat dhe oraret e takimeve, Arsenal e nis në transfertë (FOTO)

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ “Londinezët” kërkojnë fitore, United e Brighton presin “miq” në shtëpi

F.autor

Leave a Comment