Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ INTERI përmirëson bilancin, rriten fitimet neto. Ja shifrat

U zhvillua dje mbledhja e Këshillit Administrativ të Interit. Tema kryesore ishte aprovimi i bilancit deri në qershor 2018, që do mbyllet me një humbje prej rreth 18 milionë eurosh (kundrejt 24 milionëve të një viti më parë).

Llogaritë janë në vijë me kushtet e “Fair Play Financiar”: UEFA do verifikojë gjithçka, si zakonisht, në prill të 2019-ës në Nion. Së shpejti do diskutohet edhe çështja e presidencës, por do kuptohet më shumë në asamblenë e ortakëve që do mbahet pas rreth një muaji (26 tetor): në rast largimi të Tohir, numri një do jetë Stiven Zhang. Fitimet neto, ndërkaq, mendohet të kalojnë 280 milionët: faktor, efekti “Champions” dhe arkëtimet nga stadiumi.

 

Related posts

VENDIMI/ Përjashtimi i Izraelit, FIFA ndan mendjen

F.autor

SEZONI ME BASEL/ Shaqiri merr vlerësimin në Zvicër

F.autor

Gjen “dashurinë e vjetër”/ PLAKU nuk i beson rezultatit: U krijua panik, Koliqi na mohoi fitoren

Isa.Autor

Leave a Comment