Futboll Seria A Sport

Icardi debuton tek Interi i ri: Dua të shoh si funksionojnë gjërat

Inter do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore në këtë fazë përgatitore të sezonit të ri dhe në fushë për zikaltërit ndaj Sion do të jetë edhe kapiteni Mauro Icardi. Ky i fundit ka zhvilluar normalisht fazën përgatitore dhe mezi pret të zbresë në fushën e lojës për të testuar veten. “Këto ndeshje janë të rëndësishme për të kuptuar se çfarë kemi bërë gjatë 2 javëve të fundit. Fitorja 3-0 ndaj Lugano ishte e rëndësishme, por tani është koha të shohim se ku jemi”, tha Icardi.

Sulmuesi argjentinas pritet të jetë sulmues i vetëm në skemën 4-2-3-1 që trajneri Spalletti do të përdorë përgjatë sezonit të ri, ndërkohë që skuadra është kompletuar edhe me lojtarët e rinj. “Mezi pres të shoh se si do të jenë gjërat në fushë, një skuadër që ka ndryshuar shumë, por që synon të shkojë larg. Ka për të qenë një sezon i gjatë dhe delikat, ndaj duhen përforcime, për të qenë gjithnjë gati. Inter do të jetë gjithnjë mes pretendentë për titull dhe tifozët i presim të shumtë”, tha Icardi.

Related posts

BERISHA TITULLAR/ Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Fiorentinës (VIDEO)

F.autor

NDESHJA NDAJ LEVERKUSEN/ ​Portieri Gjerman e copëton gjuhën dhe thyen gishtin, por s’e ndërpret ndeshjen

Isa.Autor

E ZBULOJNË NË ITALI/ Hysaj e ka mbyllur me Napolin. Në janar transferohet te skuadra tjetër e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment