Futboll Seria A Sport

Igli TARE shumë pranë akordit me sulmuesin e Arsenalit, e konfirmojnë mediat italiane

Lazio është në kërkim të një sulmuesi që do mund të bëjë diferencën në kampionatin italian. Drejtori sportiv i skuadrës italiane, shqiptari Igli Tare ka hedhur sytë nga Arsenali. Sikurse shkruajnë mediat italiane, bëhet fjalë për Lucas Perez.

29-vjeçari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Anglia, ndaj dhe italianët kanë dashur të përfitojnë në këtë moment. Arsenal kërkon 8 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin spanjoll, shifër kjo jo aq e lartë për lacialët.

Edhe pse 29-vjeç, Perez duket se ka bindur në një formë drejtuesit e Lazios dhe Taren për të nisur bisedimet e para. Dëshira e italianëve ishte një sulmues që të bënte diferencën në Itali, por në këtë rast nuk bëhet fjalë për diçka të tillë, por thjesht afrimi i një lojtari që ka eksperiencën e duhur dhe që mund të japë kontributin e tij në Itali për minimumi një vit.

 

Related posts

JO VETËM FUTBOLLIST/ Ja fiksimi i fundit artistik të Sergio Ramos… (FOTO)

Delo.autor

ZBULON NJË SEKRET YLLI I MAN UNITED/ Martial​: Henry ishte heroi im, i shikoja ndeshjet e Arsenalit për shkak të tij

Isa.Autor

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Sot miqësorja me Uellsin, ja si do t’i rreshtojë Panucci kuqezinjtë në fushë

Isa.Autor

Leave a Comment