Futboll Premier League Sport

SHPËRTHEN IBRA/ Vetëm INJORANTËT mund ta thonë këtë për mua dhe MOU

Zlatan Ibrahimoviv, ylli i Los Angeles Galaxy, ka dalë në mbrojtje të ish-trajnerit të tij tek Manchester United, Jose Mourinho, në një intervistë të dhënë për “Daily Mirror”.

“Jose është i veçantë sepse është një fitues. Ai bën gjithçka për të fituar”, ka thënë sulmuesi suedez. “E njeh shumë mirë futbollin dhe di t’i lexojë shumë mirë ndeshjet. Gjithashtu, ai mund të manipulojë ndeshjet dhe mendjet e lojtarëve të tij”.

“Mbaj mend se kur erdhi tek Inter, i bëri të gjithë të jepnin më shumë se maksimumin. Nuk e bënë këtë për klubin, por për atë. Kjo gjë e bën atë të veçantë. Unë kam punuar me Capello-n, i cili ishte i ashpër dhe kërkonte disiplinë. Edhe Mou e bënte këtë, por edhe diçka tjetër. Është i aftë të të bindë me mënyrën si i shpreh gjërat”.

“Injorantët flasin për arrogancë, është vetëbesim. Ka një diferencë mes bindjes se mund të arrish diçka dhe arrogancës. Ne të dy jemi njësoj”, ka përfunduar Zlatan.

Related posts

Pochettino: Të mbash yjet e skuadrës është si të kesh bërë 10 blerje

Sadik.Autor

NJË “VRASË KILLER”/ CUTRONE bën misteriozin: Është për mua, nuk e zbuloj

Isa.Autor

ROBBEN SI NË “KOHËT E ARTA”/ Tulipani dhe Lewandowski çojnë në tapet Benfican (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment