Cudirat e Boterorit Futboll Sport

IMPAKTI I BOTËRORIT/ Ja si e presin finalen DOGANIERËT dhe POLICËT kroatë (VIDEO)

4 milionë kroatë po presin me padurim orën 17 të ditës së sotme. Kroacia është në finalen e Botërorit, një fakt të cilin as më optimisti i tyre nuk e kishte menduar më datë 14 qershor, kur filloi edhe eventi më i rëndësishëm sportiv në glob.

Gjatë këtyre ditëve të fundit kemi parë e transmetuar shumë foto e video që tregojnë entuziasmin, pasionin, adrenalinën që po përçon kombëtarja kroate tek populli kroat, që nga mbledhja e qeverisë ku ministrat ishin të veshur me bluzat e nacionales e deri të zjarrëfikësit të cilët luftonin me flakët të veshur me fanellat bardh e kuq të Modriç e Mandzukiç.

Por video më poshtë është vërtet interesante. E filmuar nga një kamera amatore, tregon punonjësit kroatë doganës dhe të të kontrollit kufitar në një nga rajonet e vendit, të cilët kryejnë detyrën të veshur me uniformat e ekipit të tyre.

Ora e ndeshjes po afron! 4 milionë njerëz janë me sytë nga Moska. Por një gjë është e sigurt, pavarësisht rezultatit, djemtë e Daliç i kanë bërë kroatët të ndjehen më krenarë se kurrë më parë.

Related posts

E KËRKON LIGJI/ Barcelona vendos klauzolën e “çmendur” për Depay, ja shifra stratosferike…

Delo.autor

FIGURA TË NJOHURA/ Zbuloni emrat e propozuar për bordin drejtues të Vllaznisë

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare: Manchester United – Liverpool

Q.Autor

Leave a Comment