Champions League Futboll Sport

Ndeshja e kthimit me Valetan, KUKËSI zbardh axhendën e transfertës në Maltë

Ekipi i Kukësit do të luajë ditën e martë në orën 18:00 ndeshjen e kthimit kundër Valetas të vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League.

Verilindorët do të nisen drejt Maltës ditën e nesërme në orën 9:00, siç ka njoftuar vetë klubi në faqen zyrtare në Facebook. Kukësi shkon në këtë ndeshje me synimin e qartë të kalimit të turit, për të cilën i nevojitet një fitore ose barazimi me gola.

Kujtojmë se ndeshja e parë në Shkodër përfundoi në barazim 0-0, ndërkohë që sfida e kthimit do të jetë dhe debutimi zyrtar për trajnerin e ri Armando Cungu.

 

Related posts

“KRITIKON” YLLIN E ARSENALIT/ Emmanuel Pettit: Ai është vetëm një fantazmë në fushë, tashmë…

Delo.autor

KRIZA E THELLË FINANCIARE/ Klubi legjendar nuk merr licencën për kampionat. 59 trofe në 110 vite histori

Delo.autor

Zhbllokohet ndeshja në “Selman Stermasi”, befasia ndodh në minutën e 13 -të (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment