Futboll Sport

FIGURA TË NJOHURA/ Zbuloni emrat e propozuar për bordin drejtues të Vllaznisë

Kryebashkiakja Voltana Ademi, edhe në rolin e presidentes së Vllaznisë, ka nisur lëvizjet për strukturat e reja drejtuese të klubit dhe skuadrës së futbollit, pasi kjo e fundit ra nga Superiorja. Një ditë më parë u dorëhoq administrator Astrit Gjyrezi, ndërkohë që duket se asnjë ish-drejtues, në të gjitha nivelet, nuk do të mbijetojë.

Përgjegjësia është e madhe, ndaj edhe “votëbesimi” për askënd nuk është i mundur. Kryebashkiakja voltana Ademi ka zhvilluar takime konsultative për rrugën që duhet ndjekur te Vllaznia me specialist dhe emra të njohur të futbollit shkodran. Aty ka nisur edhe propozimi i personave për bordin e ri drejtues të klubit të futbollit.

Sipas procedurës përkatëse të parashikuar, emrat e propozuar do të kalojnë për miratim në asamblenë e përgjithshme të klubit. Emrat e Sabah Bizit, Paulin Ndojës, Taip Piraniqit, Fatmir Paçramit, Lazer Matisë, Mhill Shkëmbit dhe Erogen Brajoviç (Vaso) janë të njohur në futbollin e kryeqendrës së veriut dhe, sipas të gjitha gjasave, do të zyrtarizohen. Më parë duhet të japë dorëheqjen bordi i vjetër drejtues, që të futen në funksionim drejtuesit e rinj.

Related posts

GARETH BALE PRANON TË LARGOHET/ Zidane i jep mundësinë të përshëndetet me tifozët, ja dëshira e fundit

Delo.autor

Botërori 2018/ Rusia reagon pas akuzave amerikane për doping

Sadik.Autor

DËSHIRON TË LUASH ME MESSIN APO CR7? Vinicius bën zgjedhjen befasuese

Delo.autor

Leave a Comment