Futboll Sport

Impakti Ronaldo, Higuain vjen në top formë në grumbullim

Gonzalo Higuain u transferua nga Napoli te Juventusi për shumën e 94 milionë eurove, në verën e vitit 2016, duke dëshpëruar tifozët napolitanë, që humbën golshënuesin më të mirë të skuadrës.

Gjithsesi eksperienca bardhezi e argjentinasit nuk ka qenë në nivelet e pritshmërisë, teksa në 73 takime ka arritur të shënojë 40 gola, por rrallë herë është treguar vendimtar në sfidat deçizive.

Ajo që ka karakterizuar fillim-sezonet bardhezi të Higuainit, ka qenë mbipesha, pasi sulmuesi është paraqitur në grumbullim gjithmonë me kile të tepërta dhe i është dashur të djersijë shumë për të kapur formën gjatë sezonit.

Gjithsesi ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi duket se ka vënë në sedër Higuainin, i cili këtë sezon për herë të parë, është shfaqur në grumbullim në një formë fizike të përsosur, jo vetëm pa kile të tepërta, por edhe me një përgatitje të mirë.

Mesa duket argjentinasi ka punuar me ndonjë program special gjatë kohës së pushimeve, për të mos u dukur keq gjatë ritakimit me Cristiano Ronaldon, pasi bashkë kishin luajtur edhe te Reali i Madridit deri në 2013-ën.

Por a do të mjaftojë kjo formë e mirë e Higuain, që të vijojë të mbetet pjesë e Juventusit dhe të luajë sërish përkrah Ronaldos? Deri tani duket se shanset që ai të mbetet në Torino janë të pakta dhe Milani po vijon të ngulmojë për ta marrë në Milano.

Related posts

VLLAZNIA-KUKËSI/ Trajneri Duro kërkon vazhdimësinë dhe ruajtjen e kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Shpërthen epidemia në Madeira, Ronaldo bën valixhet gati. Masat…

F.autor

Martin Odegaard do të kthehem tek Real Madrid në fund të sezonit

Sadik.Autor

Leave a Comment