Futboll Sport

Kane i zhgënjyer nga presidenti i Tottenham, mendon largimin

Ndonëse është një nga skuadrat që prodhon futbollin më argëtues në ligën më të fortë të planetit, Tottenham këtë radhë po vuan një merkato thuajse të dështuar.
“Spurs” duhet ende të bëjnë një blerje në merkaton e kësaj vere dhe tifozët kanë vendosur nën kritika presidentin Daniel Levy.

Sulmuesi kryesor i ekipit, kapiteni i kombëtares angleze Harry Kane pranoi të qëndrojë në ekipin londinez me premtimin se kontigjenti aktual do të forcohej, por tani po mendon opsione për largimin.

Në të njëjtën linjë dhe trajneri argjentinas Mauricio Pocettino, që edhe pse ka kërkuar publikisht futbollistë të rinj, ajo çka ka marrë në këmbim, janë vetëm disa tratativa të dështuara.

Tottenham shpreson se këtë sezon do të fitojë titullin e parë kampion që prej vitit 1961, por në një ligë ku rivaliteti është më i ashpër se në çdo kampionat europian, gjërat nuk duken aspak në rrugën e duhur.

Related posts

MICKI SCHUMACHER FRYMËZOHET NGA BABAI/ Çfarë bën gjatë vizitës në Maranello

F.autor

Brazil-Meksikë/ Zbuloni ku anon bilanci i përballjeve direkte

Isa.Autor

MILAN NIS MERKATON/ De Pol në krye të listës, Maldini shqyrton 3 kandidatë për zëvendësuesin e Calhanoglu

Delo.autor

Leave a Comment