Futboll Seria A Sport

Interi dhe Vrsaljko duan njëri-tjetrin, gati oferta e re për Atletico Madrid

Tani nuk ka më dyshime, qëllimi i Interit për krahun e djathtë është Sime Vrsaljko. Kroati i ka bindur më në fund zikaltrit gjatë Kupës së Botës dhe është zgjedhja e parë e trajnerit Spalletti si trashëgimtar i Cancelo.

I njëjti lojtar, megjithatë, sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, dëshiron të kthehet në Itali dhe ka zgjedhur Interin. E vetmja pengesë, me pak fjalë, përfaqësohet nga Atletico Madrid. Klubi spanjoll kërkon rreth 25 milionë euro për mbrojtësin, por mbi të gjitha është i gatshëm për ta shitur atë vetëm drejtpërdrejt, ose me detyrimin e shpengimit, formula të cilat nuk iu pëlqejnë zikaltërve për shkaqe buxhetore.

Kjo është arsyeja pse në javët e ardhshme Interi do të përpiqet për të arritur marrëveshjen, duke ofruar një kredi shumë të shtrenjtë, në mes të 6 dhe 8 milionë eurove, me opsionin për ta blerë rreth 20 milionë euro.

Ndjenja, me pak fjalë, është që përfundimisht transaksioni të shkojnë nëpër këtë rrugë, përndryshe alternativat janë Darmian dhe Zappacosta, edhe pse ky i fundit mund të qëndrojnë te Chelsea me trajnerin Sarri.

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ Bayern Munchen bën një SUPER blerje dhe hyn në histori

Isa.Autor

BUXHET I FRIKSHËM I REAL MADRID/ 400 milionë euro për t’u bërë “galaktik”, ja përforcimet e bujshme

Delo.autor

FENOMENAL NË NATIONS LEAGUE/ Ronaldo i “SHKATËRRON” karrierën “yllit” të Zvicrës, shikoni si e TURPËRON (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment