Futboll Shqipëri Sport

“MË KA MUNGUAR SHUMË KOMBËTARJA”/ Sulmuesi Muriqi: Nuk ka rëndësi rezultati kur është vëllazërore

Vedat Muriqi u shpreh se nuk kishte shumë rëndësi rezultati në ndeshjen e sotme, pasi Shqipëri-Kosovë është një vëllazërore. Për mikrofonat e “Rtsh”, pas përfundimit të ndeshjes, Muriqi u shpreh se emocionohet gjithmonë kur vjen në Shqipëri, ku ka luajtur për Besën dhe Teutën.

“Nuk kisha stërvitje në ndeshjet e tetorit dhe nuk u paraqita në Përfaqësuese. Tani kam shkuar në një shtet tjetër dhe mendoj se do rikthehem në formën e mirë dhe do të përshtatem. Kjo ishte një ndeshje shumë e mirë, ishte “vëllazërore” dhe nuk ka shumë rëndësi rezultati.

Kombëtarja ngel gjithmonë, lojtarët vijnë dhe ikin. Më ka munguar shumë Kombëtarja, nuk u paraqita për shkak të dëmtimit dhe u ndjeva shumë keq që nuk isha gati për ndeshjet më të rëndësishme në histori.

Rikthimi në Shqipëri? Kam luajtur këtu me Teutën dhe Besën, kam pasur ditë të mira dhe të vështira. Jam ndjerë shumë mirë, sa herë që vij këtu më kujtohet e kaluara. Emocionohem gjithmonë kur vij.”, u shpreh Muriqi.

Related posts

TRIOLOGJIA/ Diaz: Nuk përballem me McGregor nëse ai nuk rikthehet më parë te fitorja

Delo.autor

JAVIER MASCHERANI FITON GARËN ME SYLVINHON/ Prezantohet zyrtarisht te Inter Miami

F.autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Tifozët e “Djajve të Kuq” largohen nga “Old Trafford” nga turpërimi

Delo.autor

Leave a Comment