Futboll Sport

International Champions Cup / Bayern dhuron spektakël dhe i jep “leksion” PSG

Një ndeshje e bukur në turneun veror të International Champions Cup mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, me rezultatin në fund të takimit që thoshte 3-1 për bavarezët. Klubi gjerman është më përpara me përgatitjet, dhe këtë e ka vërtetuar edhe në fushën e lojës.

Niko Kovan kishte zgjedhur një formacion me shumicën e titullarëve me eksperiencë të madhe, ndërsa homologu i tij Tuchel ka luajtur me lojtarë të rinj, përveç Buffon. Ishin parisienët ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Timothy Weah, i biri i legjendës së AC Milan George Weah.

Por pas pushimit Bayern përmbysi gjithçka me golat e Martinez, Sanches dhe Zirkzee pranë fundit. Goli i Sanches do të ketë kënaqur drejtuesit dhe stafin teknik bavareët, ndërsa e gjithë bota sot është prezantuar me djalin e talentuar të Weah.

Related posts

“GABOI RËNDË ME FJALËT, E SHIKOJ GJITHMONË FOTON E TIJ”/ Spanjollët kundër Van der Vart: Do ta diskretitojmë…

Delo.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Pështyu kundërshtarin, vjen një tjetër DËNIM I RËNDË për Costën

Isa.Autor

Thomas Muller beson se Salah e meriton Topin e Artë para Ronaldos e Messit

Sadik.Autor

Leave a Comment