Futboll Seria A Sport

Konkurrencë kolumbiane për Hysajn, arrihet marrëveshja me Santiago Arias

Gjatë tri viteve të kaluara Elseid Hysaj ka qenë një titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes napolitane, por sezoni i ardhshëm do ta gjejë shkodranin me konkurrencë të freskët,

Sipas medieve italiane “gjuetia” e Napolit për një mbrojtës krahu është drejt fundit. Pas negociatave të dështuara për Sabalin e Bordosë e Lainerin e Salcburgut, më në fund është gjetur marrëveshja për një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e PSV-së Santiago Arias. Transferimi do të kapë vlerën e 12 milionë eurove. Arias është një rival i denjë për Hysajn, pasi është një futbollist titullar i padiskutueshëm si me kampionët e Eredivisies, por edhe me përfaqësuesen kolumbiane.

Related posts

Flamurtari – Laçi mbyllet pa gola, vetëm me 2 pretendime për penallti

Sadik.Autor

DUAN CHAMPIONSIN/ MESSI merr telefonin, në orët e ardhshme do të vijë “bomba” e merkatos

Isa.Autor

Presidenti i UEFA-s paralajmëron Milanin dhe ngre dilema për VAR-in

Sadik.Autor

Leave a Comment