Futboll Premier League Sport

Ish-kapiteni: Anglia duhet të ëndërrojë, mund ta fitojë Botërorin e Rusisë

Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, beson se është e drejtë që kombi i tij të nisë ëndërrimin për fitoren e Kupës së Botës së kësaj vere. Besimi është rritur në kampin e “Tre Luanëve”, pasi ata e filluan garën me fitore ndaj Tunizisë dhe Panamasë, përpara se të humbnin vendin e parë në grup ndaj Belgjikës.

Ekipi i Gareth Southgate do të përballet me Kolumbinë në 1/8 finale, të martën, dhe lojtarët si Dele Alli dhe Danny Welbeck besojnë se ato përbëjnë një kërcënim të fortë për të gjithë kandidatët në Rusi.

Dhe Rooney, i cili u largua nga skuadra angleze pas “Euro 2016”, beson se bashkombasit e tij kanë të drejtë të imagjinojnë shanset e tyre për të shkuar larg. “Unë mendoj se duhet të ëndërrojmë tani, – tha ai për ESPN. – Është herët, por çfarëdo që të ndodhë tani në këtë Kupë Botërore, nëse dalim të martën, ose fitojmë dhe vazhdojmë, tifozët dhe mediat në Angli mendoj se duhet të jenë në mbështetje të këtyre djemve.

E kam parë dy vjet më parë, e kam thënë edhe dy vjet më parë, kur isha kapiteni i ekipit: jepjuani këtyre djemve pak kohë, sepse e kam parë cilësinë dhe aftësinë që kanë pasur të gjithë. Dhe, përsëri, pas këtij turneu, çfarëdo që të ndodhë tani, qëndroni në mbështetje të tyre, sepse brenda dy apo katër vitesh, ata mund ta fitojnë një trofe të madh”.

Me praninë e Harry Kane, Alli, Marcus Rashford, Jesse Lingard dhe Raheem Sterling, Anglia ka një sulm të rrezikshëm dhe Rooney shpreson që trajneri Southgate t’u japë atyre liri në fushë: “Ata janë të mirë, kanë shumë potencial, kanë qenë emocionues. Edhe pse të rinj, kanë shfaqur energji të madhe, duke luajtur me shumë liri. Unë shpresoj vetëm që Gareth t’i lejojë ata ta bëjnë këtë në ndeshjen kundër Kolumbisë. Mendoj se ata janë duke e shijuar këtë liri, duke shprehur veveten”.

Related posts

“NDESHJE HISTORIKE PËR SHQIPËRINË”/ Flet mbrojtësi Mavraj: Disa Burra nuk duhen harruar, ne…

Delo.autor

LA LIGA/ Valverde: E pamundur të zëvendësosh Iniesta-n

Sadik.Autor

FERNANDO TORRES I JEP FUND KARRIERËS/ Ja letra e lamtumirës drejtuar botës së futbollit

F.autor

Leave a Comment