Futboll Sport

Ish-milanisti nuk pranon kushtet e Kamzës, skuadra mes Europës dhe mbijetesës

Kamza ka ngecur në afrimet për sezonin e ri. Ish-mbrojtësi i akademisë së Milanit Claudio Bonani nuk është bindur nga drejtuesit kamzali për të veshur fanellën e tyre. Pagesa e ndan 21-vjeçarin nga firmosja me Kamzën. Ndërkohë janë shtuar largimet; Fabio Gjonikaj ka kaluar në Kosovë te Vushtrria kurse Ersil Ymeri te Kastrioti. Klubi ka konfirmuar dhe bërthamën që do të qëndrojë sërish nga sezoni i kaluar.

Por problemi më i madh mbeten financimi i ekipit ku mosbashkëpunimi midis Bashkisë së Kamzës dhe firmës “Qarri 02” mund të ndikojë negativisht në fatin e sezonit për skuadrën që nuk do të luftojë sërish për mbijetesë.

 

Related posts

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Refik Halili: Më keq që kemi qenë nuk do bëhemi, shpresoj që…

Delo.autor

SUPER MERKATO/ Nuk ndalet Flamurtari, pret edhe dyshen Cale-Torassa

Isa.Autor

GODITJE PËR GUARDIOLËN/ Titullari i Mançester Sitit jashtë fushave të blerta 4-6 javë

F.autor

Leave a Comment