Futboll Sport

Ish-trajneri i Interit: Gabigol ishte arrogant

Ish-trajneri i Interit, Frank de Boer, e ka kritikuar ashpër Gabriel Barbosan, duke thënë se ai kishte mungesë etike të punës dhe e mendonte vetën si një super yll.

Sulmuesi ishte nënshkruar nga Santosi dhe ka dështuar që të bëjë diçka me klubin, duke shënuar vetëm një gol dhe nuk startoi asnjëherë në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Ai ishte huazuar në Benfica, ku situata nuk ndryshoi as atje, para se të rikthehej në Santos në formë huazimi me opsion blerje.

“Gabigol mendonte së është ende në Brazil dhe ecte në vend se të vraponte”, tha De Boer për ESPN.

“Ai dëshironte që ta posedojë topin pa vrapuar fare, ai nuk e kuptonte se duhet të ushtrojë shumë. Nuk është një koincidencë që ai me mua nuk luajti asnjëherë”.

“Ai e ka potencialin për tu bërë një lojtar fantastik, pasi që ka një të majtë të shkëlqyer, por futbolli evropian nuk është i njëjtë si në Brazil. Shpresoj që do ta mësojë këtë, përndryshe do të jetë një humbje edhe për futbollin brazilian gjithashtu”.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Kroacia shënon golin e parë ndaj islandës

Sadik.Autor

Çështja e spiunazhit, Vieri duhet të paguajë Inter-in

Q.Autor

NEYMARI I RI/ Man United sfidon Barcelonën për talentin 60 milionësh

Isa.Autor

Leave a Comment