Futboll Sport

Ja kush janë “yjet” që arritën në finale të Kupës së Botës si lojtar dhe si trajner

Didier Deschamps është bërë personi i 4-të që arrin në finale të Kupës së Botës, si lojtar dhe si trajner. Deschamps ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Botës, pasi që eliminoi Belgjikën në gjysmëfinale.

Por para francezit këtë e kanë arritur edhe legjenda gjermane Franz Beckenbauer, ku fitoi Kupën e Botës 1974 me Gjermaninë Perëndimore, para se të merrte përgjegjësinë për të drejtuar ekipin kombëtar.

Rudi Voller fitoi dy finalet e Kupës së Botës gjatë karrierës së tij. Ai nën urdhrat e Beckenbauer, arriti që të fitoi Kupën e Botës në 1990 me Gjermaninë Perëndimore.

Personi i parë që fitoi Kupën e Botës si trajner dhe lojtar ishte Mario Zagallo. Zagallo fitoi turneun në vitet 1958 dhe 1962, duke përfaqësuar Brazilin si lojtar.

Related posts

MESSI APO RONALDO/ Theo Hernandez: Ju tregoj se kush është më i miri në botë

Isa.Autor

Guardiola: Vështirë të gjesh lojtar më të mirë se Iniesta

Sadik.Autor

“PIKA E DOBËT E UELLSIT ËSHTË MBROJTJA”/ Trajneri Reja: Euro 2020? Italinë e shikoj në 3 favoritet kryesore…

Delo.autor

Leave a Comment