Futboll

Gjoka: 4 pikë larg Teutës nuk janë asgjë në këtë kampionat

“90 minuta luftë, asnjë gol.. A fitoi frika? Sigurisht, edhe ajo është pjesë e lojës. Ndaj Kamzës kishim një ndeshje delikate, sepse luanim ndaj një ekipi që ka bërë mirë në kampionat.

Ne kemi mënyrat tona të lojës, por sot u futëm edhe te strategjia e kundërshtarit, topat e gjatë, loja e fortë. Edhe një pike në këtë transfertë është mirë, ndoshta do të na duhet. Mendoj se evitimi i humbjes edhe në këtë ndeshje është shumë e rëndësishme, që të mos dëmtohet psikologjikisht skuadra. Një skuadër që do të shkojë drejt një rezultati pozitiv, nuk duhet të mundet.

Tashmë kemi shumë punë dhe shumë rrugë për të bërë. Çfarë dhamë në fushë, atë edhe morëm. E rëndësishme ishte të mos u mundnim. Sukaj? Sot kundërshtari u mundua ta izolonte atë. Sidoqoftë, me pak më shumë qetësi, mund të kishim shënuar. Gjithsesi, edhe një barazim këtu në Kamëz nuk është pak. 4 pikë larg Teutës? Mendoj se kjo distancë na qetëson disi, por nuk jep siguri të madhe.

4 pikë nuk janë asgjë në kampionat. Duhet të shkëputemi e të afrohemi me grupin më lart në klasifikim. Po të vazhdojmë kështu e të marrim pikët në ndeshjet me radhë, do të jemi në rregull. Qetësia do të vijë vetëm në maj. Deri atëherë do të jetë luftë e vërtetë për ne dhe për të tjerët, që i kemi rivalë në zonën e mbijetesës”.

Related posts

GOL DHE ASIST/ Ernest Muçi i pandalshëm me fanellën e Trabzonspor

F.autor

ZBULON MARRËDHËNIEN E TIJ ME ISH-TRAJNERIN MOURINHO/ De Bruyne: Me atë kam folur vetëm…

Delo.autor

Pas zhgënjimit te Milan, Pippo Inzaghi rikthehet të trajnojë në Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment