Futboll Premier League Sport

“Jam shumë krenar”/ Guardiola vlerëson të tijtë, pavarësisht humbjes me Liverpool

Pep Guardiola lavdëroi skuadrën e tij, Manchester City, pavarësisht humbjes 2-1 në “International Champions Cup“ndaj Liverpool, të mërkurën. Teksa i mungonin një mori yjesh të Kupës së Botës, Manchester City e hapi i pari rezultatin nëpërmjet Leroy Sane. Por, brenda gjashtë minutash erdhi barazimi, teksa Mohamed Salah, i sapofutur nga stoli shënoi, ndërsa Mane shndërroi në gol penalltinë e limitit të kohës shtesë.

Trajneri i “qytetarëve”, Guardiola, megjithatë, mund të jetë krenar për paraqitjen e kampionëve të Premier League në këtë ndeshje. “Është e pabesueshme ajo që kemi bërë, – tha Guardiola. – I dominuam 75 minutat e para, edhe pse luanim me mungesa dhe kundër skuadrës që luftoi për Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. Jam aq krenar, jam i lumtur që jam trajner i këtyre djemve për këtë arsye. Në pjesën e fundit të lojës, Liverpool solli një cilësi të pabesueshme dhe meritonte të shënonte gola. Por, performanca jonë ishte e pabesueshme, sidomos në pjesën e parë. Lojtarët me një moshë mesatare 18-19 vjeç ishin aq të mirë”.

Lojtarët Kevin De Bruyne, Vincent Kompany, Gabriel Jesus, Kyle Walker, Raheem Sterling, John Stones dhe Sergio Aguero kanë gëzuar pushime të zgjatura, pas Kupës së Botës. Nënshkrimi i klubit, Riyad Mahrez, kryesoi formacionin, me Sane dhe Bernardo Silva në stol.

“Ne nuk mendojmë për këtë, vetëm përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kur isha një djalë i vogël në Barcelonë mësova se në futboll nuk mund të gjeni justifikime, ju vetëm duhet të luani fort, – shtoi Guardiola, kur u pyet rreth përgatitjeve të Manchester City me fillestarët e tij të rregullt. – Ne jemi të lumtur, kemi 16 lojtarë, sepse lojtarët tanë luajnë për ekipet më të mira ndërkombëtare në botë, që është një shembull i mirë për klubin.

Do të përshtatemi, do të shohim se cilët lojtarë i kemi gati për finalen kundër Chelsea, sa lojtarë dhe në çfarë gjendjeje. Do të shohim dhe pastaj do të vendosim për formacionin startues. Por, nëse luajmë ashtu siç bëmë sot, me këtë frymë kundër një ekipi mahnitës, e ardhmja do të jetë kaq e mirë”.

Related posts

Luciano Spalletti: Inter u dorëzua në fund

Sadik.Autor

VAZHDON TË JETË NË SHITJE/ Lazios i soset durimi me Muriqin, sulmuesi refuzon ofertën e klubit francez

Delo.autor

PA FAT/ Jose Mourinho s’është më “Special”, shkarkohet dhe nga Tottenham

F.autor

Leave a Comment