Jose Mourinho thotë se pritshmëritë janë që Liverpool të fitojë titullin e Premier League në sezonin e ri, pas nënshkrimeve të profilit të lartë këtë verë. “Reds” kurorëzuan Alisson Becker si portierin më të shtrenjtë në histori, kur ai u bashkua nga Roma për 65 milionë paundë, këtë verë, pas Naby Keita nga RB Leipzig, Fabinho nga Monako dhe Xherdan Shaqiri nga Stoke City, si ardhjet e reja në “Anfield”.
Skuadra e Jurgen Klopp po kërkon të përmirësojë performancën e sezonit të kaluar në kampionatin anglez, teksa përfundoi 25 pikë mbas Manchester City kampion, ndërsa arriti në finalen e Ligës së Kampionëve. Dhe, megjithëse Mourinho është i interesuar për të parë Jurgen Klopp të kthehet në pohimin e tij, se ai kurrë nuk do të shkojë mbas shpenzimeve të mëdha, ai pret gjëra të mëdha nga rivalët e kuq këtë sezon.
“Unë mendoj që, nëse keni të holla, nëse investoni si duhet, është më mirë se t’i keni ato në bankë, sepse interesat janë shumë të ulëta, – u tha Mourinho gazetarëve, pas fitores 9-8 me penallti kundër Milanit, në “International Champions Cup”. – Problemi është që ju duhet të investoni mirë dhe me ndershmëri. Mendoj se “reds” e kanë bërë shumë mirë këtë gjë, sepse çdo lojtar që bleë kësaj vere, janë të cilësisë.
Unë jam i lumtur për ta. Ndoshta këtë sezon, më në fund, Liverpool do të fitojë diçka. Të gjithë po presin të shohin produktin e këtij ekipi, në të cilin nuk kanë munguar investimet e mëdha jo vetëm për sezonin e ri, por edhe sezonin e kaluar. Unë nuk shoh një tjetër ekip, që po i afrohet Liverpool me këtë nivel investimi. Një ekip që ishte edhe finalist në Ligën e Kampionëve duhet të jetë kandidat i madh për të fituar Premier League. Në futboll, duhet të fitoni”.