Futboll Sport

Janne Andersson: Dhamë maksimumin, synojmë të shkojmë sa më larg

Mjaft i kënaqur është shfaqur trajneri i Suedisë, Janne Andersson, që pas fitores 1-0 kundër Zvicrës ka siguruar një biletë për në çerekfinale të Kupës së Botës 2018.

“Ishte një ndjenjë vërtetë e veçantë duke dëgjuar tifozët që thërrisnin emrin tim, por futbolli është një sport në ekip dhe ky ekip, për mua, personifikon atë. Ne të gjithë punojmë me njëri-tjetrin brënda dhe jashtë fushës.

Ne e dimë se jemi një ekip i mirë. Jemi të gjithë shumë të lumtur për sukseset që kemi arritur deri tani, por ne duhet ta harrojmë shpejt këtë pasi kemi një lojë tjetër që vjen së shpejti, të shtunën. Ne nuk jemi të kënaqur me atë që kemi bërë. Duam të fitojmë edhe ndeshjen e ardhshme”.-përfundoi Andersson në konferencën për shtyp pas fitores kundër Zvicrës.

Në çerekfinale, Suedia do të përballet me fituesen e çiftit Angli-Kolumbi.

Related posts

Valverde: Është spektakël ta shohësh Messin duke luajtur, por duhet ta lëmë të marrë frymë

Q.Autor

GATI PËR T’U MËSUAR EDHE EMRI I FINALISTES SË FUNDIT/ Kampionët në fuqi sfidojnë surprizën e Botërorit

F.autor

LUAJTI I HUAZUAR TEK MILAN/ Bakayoko drejt rikthimit në Francë tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment