Futboll La Liga Sport

“HAKMARRJA” NDAJ LEVANTES/ Valverde: Ai na siguron gola të mahnitshëm, ne vetëm…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ishte mjaft i kënaqur që largohej nga Levante me një fitore të thellë 5-0, duke pasur parasysh eksperiencën e tij në të njëjtën lojë të sezonit të kaluar. Lionel Messi shënoi një “hat-trick” dhe asistoi golat e Luis Suarez e Gerard Pique, të dielën.

Në maj të këtij viti, Barça u mund 5-4 nga Levante dhe i pa shpresat e saj për ta mbyllur sezonin pa asnjë humbje të “hidheshin në erë” në një ndeshje të vetme. Dhe Valverde ishte i uritur për njëfarë hakmarrjeje ndaj Levantes.

Jam i lumtur, sepse kemi pësuar pesë gola sezonin e kaluar këtu. Ky kundërshtar na shkaktoi humbjen e vetme të një sezoni të tërë. Kjo kishte ndodhur disa muaj më parë, –tha ai në një konferencë shtypi. – Levante ka zhvilluar një sezon të madh deri më tani, çka deshi ta tregonte edhe kundër nesh. Fituam bindshëm dhe po largohemi nga këtu mjaft të kënaqur”.

Paraqitja e Messit u lartësua nga trajneri Valverde, i cili u përpoq të gjente fjalët e duhura për 31-vjeçarin. Ylli argjentinas u bërë lojtari i parë në pesë ligat më të mira europiane, këtë sezon, që arrin shifra të dyfishta për golat dhe asistet.

“Nuk e di se si ta etiketoj atë. Nuk e di se si t’i përgjigjem pyetjes më të përsëritur karshi meje, – tha ai. – Leo është ai që na bën të luajmë, që na siguron gola të mahnitshëm… Ne vetëm duhet të lumturohemi që e kemi atë”.

Related posts

PO NDODH TANI/ Kroacia mbërrin në Zagreb, shikoni pritjen SPEKTAKOLARE të tifozëve (VIDEO)

Isa.Autor

UZUNI I PANDALSHËM NË KROACI/ Sulmuesi kuqezi shënon sërish për Lokomotivën

Isa.Autor

E BUJSHME/ Burgaxhiu rus drejt transferimit në Serie A për 5 milionë euro tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment