Futboll Premier League Sport

JO VETËM DYBALA/ Liverpuli kthen sytë edhe nga talenti kroat i Juventusit

Shitja e Paulo Dibalës nuk është në planet e Juventusit, pavarësisht transferimit të Kristiano Ronaldos në Torino. Argjentinasi i ka dhënë mirëseardhjen portugezit në “Twitter” disa orë pas zyrtarizimit të mbledhjes, ndërsa trajneri Masimiliano Alegri ka nisur punën për të gjetur taktikën e duhur për dy forcat e sulmit bardhezi.

Sipas emetuesit argjentinas të “Tyc Sports”, të kuqtë janë gati të ofrojnë rreth 90 milionë euro për “yllin” e Juves. “La Joya” nuk shkëlqeu sezonin e kaluar, por arriti megjithatë të thyejë rekordin personal për golat e shënuar në një sezon. Bardhezinjtë, gjithsesi, nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ai dhe duket se do të vendosin të sakrifikojnë shokun e tij të sulmit, Gonzalo Higuain, që gjatë orëve të fundit është më pranë se kurrë me Çelsin.

KROATI – Por, sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Liverpuli është në kontakt me Juven edhe për një tjetër bardhezi. Bëhet fjalë për Marko Pjacën, talentin kroat të kërkuar nga shumë klube të Europës. Shumë e ndryshme strategjia, me të cilën të kuqtë duan të transferojnë në Premier Ligë 23-vjeçarin, pranë lamtumirës për arsye ekonomike-financiare (“Zonja” sapo bleu Kristiano ROnaldon, rreth 200 milionë euro mes kartonit dhe pagës). Zv.kampionët e Europës synojnë Dibalën, por në alternativë mund të kthejnë sytë nga kroati si rezervë të “tredhëmbëshit” Salah-Firmino-Mane.

Related posts

“NUK ËSHTË FANELLA JOTE”/ Numrin 7 te Real MADRITI po e ndjek tersi

Isa.Autor

“HISTORIA PËRSËRITET” PËR MOURINHON/ Tre shkarkime për faj të një njeriu të vetëm…

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Messi është lojtari që ka dribluar më shumë në vitin 2020, futbollisti i Sasuolos më lart se Nejmari. Ja renditja…

Delo.autor

Leave a Comment