Futboll La Liga Sport

HUMBJA NDAJ ATLETICO BILBAO/ Valverde “shpërthen” me kritika, bën fajtor blerjen e bujshme…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka analizuar humbjen në “San Memes” përballë Athletico Bilbaos, në ndeshjen hapëse në kampionatin spanjoll.

Valverde kishte kritika për lojtarët e tij madje ka vendosur gishtin edhe te super ylli i afruar në merkaton e verës, Antoine Griezmann.

“Vërtet që niset nga krahu dhe ushtron shumë presion aty, por duhet të futet më në brendësi të aksioneve dhe të lojës, duke mos qëndruar i distancuar… Messi? Na mungon, sigurisht, sepse Leo të zgjidh ndeshje të mbyllura”.

“Suarez ka një dëmtim, shpresoj të mos e humb për shumë kohë. Në pjesën e dytë luajtëm jo edhe aq keq, por këto ndeshje duhet t’i mbyllësh ndryshe rrezikon dhe mjafton një episod, si me Aduriz!”, përfundoi ai.

Related posts

E BUJSHME/ Polemikat në Itali për 2 penalltitë e Juventus, shikoni moviolën për ndeshjen me Atalantën

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Nuk luan me kombëtaren, mesfushori i Juventus-it thyen rregullat anti-COVID dhe…

Delo.autor

HARROJNË TË FITOJNË NË KAMPIONAT/ “Djajtë e Kuq” dhe Wolves ndajnë pikët në “Old Trafford”

Delo.autor

Leave a Comment