Futboll Seria A Sport

Juventusi bën “pazar” te Bayern Munich, piketon një mbrojtës të majtë

Marrëveshja për të sjellë Cristiano Ronaldon në Torino është kryefjala e merkatos së Juventusit. Megjithatë, drejtuesit e bardhezinjve nuk e kanë ndalur punën për të forcuar edhe departamentet e tjera të skuadrës.

Sidomos një zonë e kampionëve të Italisë mund të jetë subjekt i ristrukturimit: krahu i majtë, veçanërisht nëse Alex Sandro do ta përshëndeste “Zonjën e Vjetër”, një sakrificë e dobishme ndoshta për të siguruar që ardhja e CR7 në Torino të bëhet realitet.

Në këtë rast, Marotta dhe Guild do të shikonin si alternativë Matteo Darmian, por e vështirë për të arritur te ky futbollist për shkak të forcës së Manchester United, i cili nuk lëviz nga kërkesa e tij prej 20 milionë euro, tashmë e njohur. Një tjetër emër është fokusuar për në atë pozicion, Juan Bernat, i cili është përfolur për kalimin te kampionët e Italisë edhe një vit më parë, në kësi ditësh.

Mbrojtësi i Bayern Munich, i datëlindjes 1993, i blerë nga Valencia në vitin 2014, nuk ka përjetuar një sezon të fundit për t’u kujtuar. Ai ka vetëm 12 prani sezonale, edhe për shkak të problemeve të shpeshta fizike, që nuk e kanë lejuar atë të kontribuojë në kauzën bavareze.

Kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë skadon më 30 qershor 2019, një karakteristikë që nuk shkon pa u vënë re nga njerëzit e merkatos Piedmontese, siç është raportuar nga “Tuttosport”. Bernat mund të mbërrijë në Torino për 10-12 milionë euro, shumë e cila është e mjaftueshme për Bayern Munich, që të evitojë humbjen e lojtarit si një transferim të lirë në sezonin e ardhshëm.

Për nxënësin e Guardiolës ekziston edhe pista e Atletico Madrid, por për momentin duket se bardhezinjtë janë në krye, me preferencën e drejtpërdrejtë të lojtarit. Një martesë që mund të shkojë në altar vetëm në një rast: nëse largohet Alex Sandro…

Related posts

MAROTTA “HAKMERRET” NDAJ JUVENTUSIT/ Kërkon tek INTERI objektivat e bardhezinjve

Isa.Autor

“Milan” gati ta largojë/ Mirabelli: E dija që kisha, kaq shumë armiq në ekip

Sadik.Autor

GODITI ARBITRIN PAS PËRFUNDIMIT TË NDESHJES/ Federata e franceze pezullon me lojtarin nga futbolli me…

Delo.autor

Leave a Comment