Futboll Seria A Sport

Juventusi ka një propozim të ri për Milanin për të arritur tek Bonucci (DETAJE)

Leonardo Bonucci dëshiron të rikthehet te Juventusi pas një viti dhe drejtuesit janë të gatshëm ta afrojnë, por kanë disa kushte. Nga ana tjetër Milani nuk do të dorëzohet aq lehtë për lënë të lirë të largohet kapitenin e tyre, i cili u bashkua për një projekt ambicioz, por “Djalli” dështoi në fushatën e fundit duke siguruar vetëm pjesëmarrjen në Europa League. Milani dëshiron nga Juventusi mbrojtësin e ri Mattia Caldara në mënyrë që Bonucci të kalojë në Torino, ndërsa kërkojnë gjithashtu edhe shërbimet e sulmuesit Gonzalo Higuain. Gjithsesi argjentinasi pritet të vijë me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Kjo marrëveshje nuk i shkon për shtat drejtuesve të bardhezinjve, që tani kanë një ide të re për të rikthyer në shtëpi liderin e mbrojtjes së kuqezinjve: Marko Pjaca. Mesfushori kroat, që në të kaluarën ka qenë i lidhur me Milanin, por më pas vendosi të shkonte te Juventusi mund të përfshihet në marrëveshje. “Gazzetta dello Sport” shkruan se objektivi i Fiorentinës, Marko Pjaca mund të përfshihet në një marrëveshje të mundshme, me Juventusin të gatshëm ta lërë kroatin të largohet këtë verë. Pjaca nuk ka patur ndonjë ndikim dhe trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Max Allegri nuk e shikon si të rëndësishëm për projektin e tij.

Related posts

SFIDA NDAJ JUVENTUS/ Torreira paralajmëron rivalët: Po arrij formën që doja, herët ose vonë…

Delo.autor

SHITJA NË VERË OSE LARGIM FALAS/ Skenarët e frikshëm të Robert Levandovskit

F.autor

“I MOHOJ KËTO ZËRA”/ Ylli i Inter-it: Conte nuk më ka kontaktuar për këtë çështje

Delo.autor

Leave a Comment