Futboll La Liga Sport

DHUROJNË SPEKTAKËL/ Barcelona e fiksuar pas brazilianëve, plot 543 milion euro të shpenzuara

Barcelona ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë me brazilianët, nëse ata kanë qenë yje të konfirmuar kur kanë arritur ose duke e filluar karrierën e tyre dhe klubi ka paguar gjithsej 543 milionë euro. Është e vështirë të imagjinohet klubi pa ndikimin brazilian me lojtarë të rëndësishëm të “Seleçao” që luajnë pjesën e tyre që nga ardhja e Romario në vitin 1993. Më pas kanë nënshkruar Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinho, Neymar…

Emra të tjerë më pak të njohur janë Giovani, Sony Anderson, Edmilson dhe natyrisht Dani Alves, por disa prej tyre nuk kanë qenë të suksesshëm dhe para të shpenzuara keq për Rochemback, Geovanni, Henrique, Keirrison dhe Douglas. Në këtë rast drejtuesit katalanas kanë gabuar duke shpenzuar shumë të konsiderueshme për lojtar që nuk kanë patur asnjë ndikim në “Camo Nou”.

Ekipi aktual i Barcelonës ka një ndjenjë të fortë braziliane me Coutinho që u bashkua me Arthur dhe Malcolm dhe ata nuk kanë ardhur për një çmim të lirë. Kjo treshe i ka kushtuar shumë katalanasve, që të kombinuar arrijnë shumën e 192 milionë eurove. Deri tani Coutinho e ka konfirmuar se çfarë është i aftë të bëjë, por mbetet për t’u parë impakti që do të kenë Arthur dhe Malcolm. I pari erdhi si pasuesi i Iniesta, por gjithmonë një legjendë është e vështirë të zëvendësohet, ndërsa Malcolm ka shkëlqyer te Bordeaux, por mbetet për t’u parë nëse do ta bëjë edhe te Barça.

Related posts

“Rusi 2018” pranë rekordit negativ! Gjithçka fantastike, por jo golat…(STATISTIKA)

Isa.Autor

DERBI I EUROPËS/ MILANI sfidon REALIN: Leonardo dhe Kaka “zbresin në fushë”

Isa.Autor

TENIS/ Djokovic vendimtar, Serbia triumfon në ATP Cup

Delo.autor

Leave a Comment