Futboll Kategoria Superiore Sport

GATI PËR SFIDËN NDAJ DEBRECEN/ Trajneri Gjoka: Duhet të jemi të kujdesshëm në…

Kukësi është gati për sfidën e parë ndaj Debrecenit e vlefshme për turin e parë të Europa League. Në një intervistë për Supersport para nisjes për në Hungari, trajneri i verilindorëve Ernest Gjoka foli për rëndësinë e ndeshjes ndaj Debrecenit, për fazën përgatitore, si dhe për mungesën e alternativave në sulm.

RËNDËSIA – Sigurisht që është një përballje e rëndësishme. Te Kukësi dihet që është obligim kalimi i një turi. Kemi një përplasje të fortë, me një nga ekipet më të mira në Hungari, por kjo nuk e bën të pakalueshme. Po bëjmë të pamundurën të shkojmë deri në fund.

DEBRECENI – E kemi analizuar me kujdes. I njohim lojtarët dhe cilësitë e tyre. I njohim gjatësinë, peshën, gjithçka. Ka disa lojtarë cilësorë, disa lojtarë të kombëtares hungereze, që janë apo kanë qenë. Përveçse janë ekip fizik, dhe shumë taktik, kanë edhe problemet e tyre. Ato po studiojmë me kujdes. Nëse jemi të qetë dhe të disiplinuar taktikisht, do bëjmë një paraqitje të mirë në Debrecen.

KUKËSI – Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje. Armën më të fortë ata e kanë te sulmuesit e krahut dhe në mesfushë. Këtu po i vëmë shumë rëndësi që të mos i lëmë hapësira. Kemi dhe ne përvojë, lojtarë me eksperiencë, si Rama, Cuculi apo Musolli. Kemi dhe ne cilësi, duhet të jemi të përqendruar dhe të ekuilibruar për pak fat.

SULMI – Ne e kemi skuadrën, sigurisht ikja e Reginaldos ka lënë një hapësirë, pasi për momentin kemi vetëm Shkurtajn. Ne nuk po nxitohemi, po kërkojmë të bëjmë një merkato shumë të kujdesshme. Nuk kemi kërkuar më sasi, unë kërkoj cilësi. Edhe me presidentin për këtë po bisedojmë, që të sjellim atë lojtarin e mirë cilësor që mund të bëj diferencën në grup. Me pak sakrificë, do e mbajmë këtë ngarkesë. Përsa i përket kampionatit, absolutisht që do vijnë 1 ose 2 lojtarë cilësorë. E kemi piketuar, tashmë është vetëm çështje negociatash dhe të vazhdimësisë.

Related posts

E BUJSHME/ Juventusi bën gati goditjen e madhe në merkato, sulmuesi i Liverpulit pranë “Zonjës së Vjetër”

F.autor

“Na nënçmuat”, Herolind Shala shpjegon se kujt i drejtohej

Sadik.Autor

SHUAN HESHTJEN/ Nga fusha te kanceri, ja betejat e legjendës Pele…

Delo.autor

Leave a Comment