Futboll Seria A Sport

Juventusi shumë afër marrëveshjes me zëvendësuesin e Alex Sandro

Largimi i Matteo Darmian nga Manchester United është thjesht çështje ditësh dhe këtë e konfirmoi edhe agjenti i tij, i cili zbuloi edhe distancionin e ri të mbrojtësit të krahut të majtë, që mund të luajë pa problem edhe në të djathtë. Prej kohësh Juventusi ka qenë i interesuar për Darmian dhe agjenti Tullio Tinti u shpreh se negociatat po ecin shumë mirë për kthimin e mbrojtësit në Serie A. Përfaqësuesi Tullio Tinti u takua me drejtorin sportiv të bardhezinjve Fabio Paratici në Palazzo Parigi në Milano sot, i cili ishte takimi i tyre i dytë në hapësirën e një jave. Tinti ishte filmuar duke u larguar nga takimi këtë pasdite dhe u pyet se si po shkojnë gjërat për Darmian. “Jemi në rrugë të marë”, ishte përgjigjja e tij. Ai më pas komentoi për gazetarin e “Sportitalia”, pasi kamerat ishin fikur: “Ne jemi në një fazë të avancuar me Juventusin”.

Darmian kërkon të largohet nga United, pasi nuk është në planet e trajnerit Jose Mourinho dhe Juventusi është klubi ideal për të. Për më tepër “Zonja e Vjetër” synon të shesë mbrojtësin brazilian Alex Sandro dhe ai pritet të zëvendësohet me 28-vjeçarin. Sipas raporteve të fundit ish-mbrojtësi i Porto-s po shkon drejt Paris Saint-Germain. Interi ishte gjithashtu i interesuar për mbrojtësin e krahut, që mund të luajë në role të ndryshme në repartin difensiv. Çmimi i kërkuar i Manchester Unitedit është 20 milionë euro dhe deri më tani “Zonja e Vjetër” ishte përgatitur për të ofruar vetëm 13 milionë euro, por situata duket se ka ndryshuar. Për më tepër bardhezinjtë pritet të fitojnë një shumë të majme nga Alex Sandro dhe nuk do ta kenë problem kërkesën nga “Djajtë e Kuq”.

Related posts

YLLI KA SHKRUAR HISTORINË E KLUBIT/ PSG vendos të nxjerr në shitje sulmuesin 32-vjeçar…

Delo.autor

IGLI TARE MË I KËRKUARI I MOMENTIT/ Pas Juventusit e do edhe skuadra e…

F.autor

80% e tifozëve të Arsenalit e kërkojnë largimin e Wengerit

Q.Autor

Leave a Comment