Futboll Seria A Sport

KA FESTË NË “SAN SIRO”/ Bomberi refuzon Chelsean sepse do të firmosë me Milanin

Me ardhjen e Cristiano Ronaldos te Juventus, Gonzalo Higuain natyrshëm duhet të gjejë një ekip të ri. Siç shkruan Sky Italia, sulmuesi argjentinas mund të transferohet te Milan gjatë kësaj merkatoje. Ndërkohë që në Angli janë të sigurt që 30-vjeçari do të nënshkruajë me Chelsean, aty ku tashmë trajner është ish-shefi i tij te Napoli, Maurizio Sarri. Londinezët kanë ofruar 53 milionë paund për kartonin e lojtarit, por lojtari duket se nuk ka dëshirë të luajë në Premier League.

Media italiane raporton se Higuain është i interesuar për të kaluar te gjigantët kuqezi këtë verë dhe besohet t’ua ketë bërë të ditur drejtuesve të klubit milanz dëshirën e tij për të luajtur në “San Siro”. Sulmuesi e di se koha e tij në Torino ka përfunduar, që nga momenti që pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë”, Ronaldo shkeli në “Allianz Stadium”.

Pavarësisht problemeve financiare që Milan ka, po mendon të gjejë një mënyrë për të kryer transferimin e argjentinasit në kampin kuqezi. Drejtuesit e shtatë herë kampionëve të Champions League janë të vetëdijshëm për interesin e lojtarit dhe tashmë pritet që të fillojnë negociatat për nënshkrimin e tij. Futja e emrit të Milan në garë për shërbimet e 30-vjeçarit do të shkaktojë pakënaqësi te londinezët e Sarrit, por mbetet të shohim se ku do të firmosë argjentinasi.

Related posts

SFIDA NDAJ BOLOGNAS/ Mijëra “Koulibaly” në stadium, tifozët e “Napoletanëve” do të shkundin Seria A

Delo.autor

GIRONA – REAL MADRID/ “Los Blancos” dyfishon shifrat, shënon sërish Benzema

Delo.autor

BROJA “VRASËS” PARA PORTËS/ Tre gola dhe një asist në tre ndeshjet e fundit me Shqipërinë, vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment