Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Sanchez nuk udhëton në SHBA me skuadrën, i refuzohet viza amerikane

Manchester United është pa Alexis Sanchez në SHBA për fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi kilian nuk ka udhëtuar me skuadrën e “Djajve të Kuq”, pasi nuk i është dhënë viza nga autoritetet amerikane. Sipas rrjetit televiziv britanik BBC, arsyeja që Sanchezit iu mohua e drejta për të hyrë në SHBA është çështja ligjore që ai ka me drejtësinë spanjolle për evazionin fiskal që ka kryer kur ishte futbollist i Barcelonës.

Sanchez në muajin shkurt pranoi dënimin me 16 muaj burg, dënim të cilin nuk do ta kryejë duke qenë se nuk ka precedentë penalë. Sipas ligjeve në SHBA, një person që është deklaruar fajtor për mashtrim nuk e gëzon të drejtën për t’u pajisur me vizë për të hyrë në vend.

Megjithatë, përfaqësuesit ligjorë të Sanchez po punojnë që të mundësohet udhëtimi i kilianit për në SHBA, në mënyrë që të bashkohet me pjesën tjetër të Manchester United dhe nuk dihet nëse ai do të arrijë në kohë në SHBA për të zhvilluar ndeshjen e parë miqësore që “Djajtë e Kuq” e kanë me Club America.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Juventusi blen Icardin për 80 milionë euro, ja problemi i akordit (FOTO)

Delo.autor

RRËFEN MARRËDHËNIEN E TIJ ME CONTEN/ Zidane: Ai ishte kapiteni im, një lider i vërtetë në…

Delo.autor

(FOTO) Milan harron Genoven dhe nis pregatitjen kundër Arsenalit

Q.Autor

Leave a Comment