Futboll Sport

KAKA/ “Është e padrejtë të fajësosh Neymar për dështimin e Brazilit”

Legjenda braziliane Kaka beson se Neymar tërheq kritika të panevojshme dhe nuk duhet të fajësohet për dështimin e Brazilit në Kupën e Botës. Neymar është kritikuar ashpër nga bota e futbollit për shkak të paraqitjeve të tij dhe skenave teatrale në fushën e lojës.

Por ish-lojtari i AC Milan dhe Real Madrid i del në krahë yllit të Paris Saint-Germain: “Ky trendi i ri që duhet të gjesh gjithmonë një fajtor nuk më pëlqen.

“Brazili humbi. Nuk ishte Neymar ai që humbi. Përfaqësuesja braziliane është eliminuar nga çerekfinalet.

“Situata e tij është gjithmonë jashtë balancës. Nëse bën diçka të mirë, bëhet shumë e madhe. Ndërsa edhe gabimet e tij zmadhohen.

“Ai është 26 vjeç dhe duhet të merret me këtë situatë…mendoj se është në rregull. Ata që kritikojnë Neymar janë më të vjetër dhe më të pjekur. Unë jam tifoz i tij.”

Related posts

KORONAVIRUSI/ Bëhet problem dhe në Champions League, rrezikohet tjetër ndeshje e rëndësishme të…

Delo.autor

Messi dhuron spektakël në stërvitje, sulmuesi duket thjeshtë, i mrekullueshëm(VIDEO)

Sadik.Autor

Kristal Abazaj: E pafalshme mënyra si u mundëm me Partizanin. Në sulm me Gurin? Pse jo…

Q.Autor

Leave a Comment