Futboll Sport

KALUAN MAKTHIN/ Të mbijetuarit e shpellës s’do shkojnë në Botëror!

Futbollistët e vegjël tajlandez, të cilët u shpëtuan nga shpella ku ishin bllokuar prej mëse 2 javësh, ishin ftuar nga presidenti i FIFA-s që të ndiqnin finalen e Kampionatit Botëror ditën e diel, por mjekët duket të kenë frenuar çdo gjë.

“Ata nuk mund të udhëtojnë, duhet të qëndrojnë në spital për disa ditë”, tha një punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë në Tajlandë.

Me këtë vendim atyre u mbetet ta shohin në televizor këtë ngjarje të madhe futbollistike të planetit.

Për momentin, ata po mbahen nën kontroll të rreptë mjekësor, e mbi të gjitha qëndrojnë gjatë gjithë kohës me syze dielli sa të mësohen me dritën.

Related posts

E PABESUESHME NË MEKSIKË/ Lojtarët nuk i besojnë syve, arbitri bën mbrojtësin kundërshtar. Shikoni çfarë ndodh… (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ “Uroj që të luaj me Pogba”: Lojtari ndez sinjalin e largimit nga Madridi

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË FRANCË/ Mesfushori shqiptar shndërrohet në lider, Ajaccio i beson shiritin e kapitenit

Delo.autor

Leave a Comment