Futboll Sport

LAJM i mrekullueshëm nga Ballist Morina: I lirë, rroftë shpirti i shqiptarit!

Prej kohësh ndodhej prapa hekurash, por sot ka ardhur lajmi i madh për Ismail Morinën. Ka qenë vetë ai, i njohur me nofkën Ballisti që përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar që është liruar dhe ndodhet në Itali pranë familjes. Tifozi i zjarrtë i Kombëtares ishte arrestuar nga autoritet kroate. Në rrjetin social, facebook, Morina shkruan:

“Me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari të Italisë Zotërinë, Dashamirin Adrian Haskaj. Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbriten rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time.

I LIRË !!
Rroftë shpirti i shqiptarit!!
Ismail Morina (Ballisti)”, përfundon ai.

Një lajm i mrekullueshëm jo vetëm për Morinën, por edhe për çdo shqiptar anë e mbanë botës. Kujtojmë që Serbia kërkoi ekstradimin e tij për shkak të dronit të ngritur në ndeshjen Serbi -Shqipëri në mes të Beogradit me flamurin e Shqipërisë Etnike.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

REAGON NDAJ MBAPPE PËR ZËVENDËSIMIN/ Di Maria: S’je i vetmi që dëshiron të luajë

Delo.autor

“Isha i lumtur vetëm kur pija”/ “Perandori” Adriano: Shkoja I DEHUR në stërvitje, por INTERI…

Isa.Autor

U LARGUA NJË JAVË MË PARË NGA PARTIZANI/ Daja merr detyrën e re. Ja kush është skuadra që do të drejtojë…

Delo.autor

Leave a Comment