Futboll Premier League Sport

Kampioni i botës huazohet në Premier League pas dështimit tek Dortmund

Huazimi i Andre Schurrle në Premier League është i bërë. Sulmuesi anësor ditën e mërkurë do të zhvillojë vizitat mjekësore dhe do të firmosë një huazim dyvjeçar me opsion për blerje përfundimtare.

Schurrle ka një kontratë deri më 2011, por kishte disa ditë që ishte liruar nga klubi që e kishte udhëzuar të fliste me klube të tjera. Tani ai ka gjetur destinacionin e duhur.

“Andre është duke zhvilluar vizitat mjekësore te FC Fulham,” shprehet këshilltari i tij Ingo Haspel për Bild.

Schurrle dhe BVB, marrëdhënia deri tani ka qenë një keqkuptim. Më 2016 ai u transferua për një shifër rekord 30 mln euro nga Wolfsburg. Por nuk arriti të përshtatej si nën urdhrat e Tuchel, ashtu edhe të Stoger dhe Bosz.

Për trajnerin e ri, Schurrle nuk luan asnjë rol. Gjermani e njeh mirë Londrën, pasi ka luajtur te Chelsea për dy sezone.

Related posts

FINALJA ME CHELSEAN NË EUROPA LEAGUE/ UEFA i prish planin “Topçinjve”, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Spektakël në Europa League, në 4 ndeshjet çerekfinale shënohen 10 gola në pjesën e parë

Sadik.Autor

PAS LARGIMIT TË TEKNIKUT LOW/ Gjermania hedh sytë tek trajneri i ri, ja kandidatët për pankinën e “pancerave”…

Delo.autor

Leave a Comment