Futboll Seria A Sport

EPOKA ELLIOT/ Arsenal “ngrin” Milanin me një komunikatë zyrtare për shtyp

Mes emrave të shumtë që mund të jenë pjesë e Milanit të ri të Elliott është edhe ai i Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Arsenal, i cili duhet të merret me menaxhimin financiar te kuqezinjve, me Umberto Gandinin dhe Leonardon që do të jenë përgjegjës për sektorin sportiv.

Por, “Topçinjtë” kanë publikuar një komunikatë për shtyp, duke përgënjeshtruar gjithçka: “Jemi të vetëdijshëm për spekulimet mediatike që kanë lidhje me administratorin tonë, Ivan Gazidis”.

“E dimë që merr shumë oferta nga klube të tjerë. Por , ai nuk ka pranuar asnjë nga këto oferta dhe nuk ka folur asnjëherë publikisht për këtë”.

“Ka qenë gjithmonë i përqendruar plotësisht tek Arsenal dhe tek objektivi për t’u përmirësuar. Aktualisht, ai po punon me trajnerin tonë të ri, Unai Emery, në Singapor”, lexohet në komunikatë.

Related posts

SKANDALI SEKSUAL/ U akuzua për PËRDHUNIM, vjen reagimi i ASHPËR i RONALDOS

Isa.Autor

FRANCE-ICELAND/ “Gjelat” kalojnë në avantazh, shënon Umtiti

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME WATFORD/ Flet trajneri Emery: Ata luajtën për gabimet tona…

Delo.autor

Leave a Comment