Futboll Sport

KAMZA largon mbrojtësin e MILANIT, palët nuk bien dakort për rrogën

Disa ditë më parë u përfol se Kamza ishte në tratativa për të nënshkruar një kontratë me mbrojtësin Klaudio Bonani të dalë nga akademia e Milanit. Pas disa ditëve në provë tek ekipi nga periferia e kryeqytetit, drejtuesit tentuan menjëherë ta bindin atë për të qendruar në Shqipëri.

Por ditën e sotme është bërë e ditur se Bonani është larguar nga vendi ynë pasi palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët përsa i përket termave financiare të kontratës, me kamzalinjtë që nuk kanë arritur dot të përmbushin kërkesat e italianit për rrogën.

Në këtë mënyrë Kamza ndoshta ka humbur një mundësi të artë për të pasur në skuadër një lojtar të ri me perspektivë, të dalë nga një prej akademive më të fashme në botë.

 

Related posts

GENOA-MILAN/ Trajneri Pioli me shumë ndryshime tek “Kuqezinjtë” në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BURNLEY-MANCHESTER CITY/ Guardiola ka në dorë titullin e Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Atalanta mposht Young Boys me një gol historik të Gjimshitit, triumfon Zenit

Delo.autor

Leave a Comment