Champions League Futboll

Ronaldo, në rrugën europiane të Cruyff dhe Beckenbauer

Pas humbjes agonike 3-1, në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, kundër Juventusit, duke u kualifikuar përmes penalltisë “in extremis” të Cristiano Rondlos, Real Madridi do të përballet me Bayern Munich në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Ekzistojnë edhe tri ndeshje për të arritur lavdinë europiane edhe këtë sezon, duke u bërë për herë të tretë radhazi kampion i kontinentit tonë.

“Los Blancos” janë favoritë për këtë, të paktën siç tregojnë kompanitë e basteve. Real Madridi kreditohet me 2.62, Bayern Munich me 2.75, Liverpool me 4, ndërsa Roma me 11. Në të ardhmen e afërt, titulli europian do të ishte triumfi i madh, që do të shpëtonte një sezon mesatar, në përgjithësi, të skuadrës së drejtuar nga Zidane.

Në Kupën e Mbretit, kryeqytetasit spanjollë ranë në çerekfinale, kundër Leganes, ndërsa në La Liga mbajnë vendin e katërt për momentin, por janë të përjashtuar nga gara e titullit, praktikisht, që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u mundën në “El Classico”, 3-0.

Një tjetër Ligë Kampionësh, e 13-ta për klubin e bardhë, do të bënte të harrohej pjesa tjetër, duke përfshirë titullin e parashikueshëm të La Liga-s së Barcelonës, e cila, gjithashtu, mund të shtojë Kupën  e Mbretit, në varësi të asaj që do të bëjë në finale, kundër Sevilla.

Por, ka edhe një sfidë, kjo historike, e fitimit të tri Liga Kampionësh radhazi, çka do ta fuste Real Madridin në të njëjtin “sallon” si dy ekipet e tjera, që kanë qenë në gjendje të “zinxhirojnë” aq shumë trofe të njëpasnjëshëm në këtë kompeticion.

Nuk është një rekord i kohëve të fundit. Ai ka, në të vërtetë, më shumë se 40 vite dhe lidhet me Ajax e Cruyff dhe Bayern Munich e Beckenbauer. Me këta dy të fundit mund të bashkohet edhe Real Madridi i Cristiano Ronaldos, prijësi i madh i ecurisë së të bardhëve në Europë, me 15 gola deri tani, këtë sezon, në garën kontinentale.

Po ta barazojë këtë rekord, vetëm një paraardhës i bardhë do të mbetej për t’u arritur nga ylli portugez: Di Stefano me Real Madridin, i cili fitoi pesë edicionet e para të Kupës Europiane me radhë.

Pas “aktit hroik” të Real Madridit mes viteve 1955 dhe 1960, i pari që u kthye për të fituar tri Kupa Europiane rresht ishte Ajax i Amsterdamit, kryevepër e teknikut Rinus Michels (e trajnoi ekipin e njohur holandez vetëm në pjesën e parë e fitoreve, dy të tjerat u vunë në dukje nga pasardhësi i tij, Stefan Kovacs).

Ekipi holandez kishte një kombinim të jashtëzakonshëm të lojtarëve si Rep, Neskeens, Krol, Keizer… Ata komandoheshin të gjithë nga Johan Cruyff, i cili drejtoi një nga revolucionet më të rëndësishme të futbollit në asp[ektin sulmues në histori. Ndërmjet viteve 1970-1971 dhe 1972-1973, “El Flaco” dhe klubi i Ajax nënshtruan Europën me atë që quhej “futbolli total”.

“Viktima” të tyre me radhë u bënë Panathinaikos (2-0), Inter (2-0) dhe Juventus (1-0) ). Në fakt, në çerekfinale të edicionit të fundit, Ajax shkatërroi Bayern Munich 4-0, në ndeshjen e parë, aq sa portieri Sepp Maier të merrte në konsideratë tërheqjen, si rezultat i një disfate të tillë.

Për fat të mirë, ai nuk e bëri, sepse Bayern Munich kishte një embrion fitues, që doli në pah me rënien e Ajax të madh, i cili nuk e tejkaloi dot kalimin e Johan Cruyff te Barcelona dhe në sezonin 1973-1974 ai u rrëzua në 1/8 finale, kundër CSKA Sofia.

Bayern Munich ka pasur një brez të madh të lojtarëve, në mesin e të cilëve ishin Maier, Breitner, Hoeness, Kapellmann, Torpedo Müller… Por, udhëheqësi në fushë ishte “Kaiser”, Franz Beckenbauer. Me një stil shumë të ndryshëm nga ai i Ajax, i bazuar kryesisht në rolin dhe forcën në sulm, ekipi i Mynihut luajti tri finale mes viteve 1973-1974 dhe 1975-1976, kundër Atleti (1-1 dhe 4-0), Leeds United (2-0) dhe Saint-Etienne (1-0).

Të gjitha, me disa polemika për rezultatin e merituar, sepse kishte shumë zëra që pohonin se Bayerni nuk duhet ta fitonte asnjërën nga tri finalet; sikurse e kanë thënë edhe disa prej lojtarëve bavarezë, vite më vonë, Maier dhe Müller, ndër të tjerë.

Related posts

JEP LAJMIN E KEQ PËR TIFOZËT/ Klopp konfirmon: Firmino do të mungojë në ndeshjen kundër…

Delo.autor

“KORONAVIRUSI”/ Juventus-Inter mban pezull Italinë, por mund të luhet…

Delo.autor

“SERIE B ME JUVENTUS ISHTE ARGËTUESE”/ Veterani Buffon: Në dhjetë ndeshjet e para ne…

Delo.autor

Leave a Comment