Futboll Sport

Kane merr Këpucën e Artë, Courtois Dorezën. Mbappe i riu më i mirë, Modric më i miri i “Rusi 2018”

Sapo ka përfunduar finalja e madhe me Francën që ka fituar Kupën e Botës ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2. Por përpara se të zhvillohej ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe më pas dorëzimi i Kupës, janë ndarë çmimet individuale.

I pari që hyri në podium ishte Kylian Mbappe, ai u zgjodh si Lojtari i Ri më i mirë i Botërorit. Pas tij ishte Luka Modric, i cili është shpallur Lojtari më i mirë i Botërorit.

Harry Kane ka fituar Këpucën e Artë me gjashtë golat e shënuar gjatë turneut. Ndërsa Doreza e Artë do t’i shkojë portierit të Belgjikës Thibaut Courtois.

 

Padyshim që zgjedhja e Lojtarit të Botërorit ka befasuar jo pak tifozë, që pas fitores së Francës mendonin se çmimi do t’i shkonte Griezmann apo Mbappe.

Por ishte mesfushori i Real Madrid ai që ka pranuar çmimin, dukshëm i mërzitur pas disfatës në finale.

Related posts

Pellegrini: Të kesh një klauzolë lirimi, nuk do të thotë që duhet të largohesh nga…

Sadik.Autor

PREZANTOHET TEK ATLETICO/ Mesfushori De Paul: Realizova ëndërr, Simeone ishte vendimtar. Unë dhe ai…

Delo.autor

Juventus nuk ka nevojë për Ronaldon, Pogba udhëheq Manchester United

Isa.Autor

Leave a Comment