Futboll Sport

Nga Mbappe te Giroud, personazhet e Francës kampione e botës

Kylian Mbappe u shndërrua në adoleshentin e parë që shënon në një finale të Kupës së Botës që prej Pelesë në vitin 1958. 19-vjeçari zhvilloi një turne fantastik duke u shpallur edhe lojtari i ri më i mirë i “Rusi 2018”

Adoleshenti realizoi edhe një nga katër golat që i dhanë skuadrës së tij fitoren kundër Kroacisë. Ai është vetëm i treti adoleshent që luan në një finale Botërori, pas Pelesë dhe italianit Guiseppe Bergomi. Pele ishte vetëm 17 vjeç kur shënoi dy herë në fitoren 5-2 kundër Suedisë.

E pasi pa golin e Mbappe, legjenda e futbollit shkruajti në Tëitter: “Vetëm adoleshenti i dytë që shënon në finalen e Botërorit, Mirë se erdhe në klub Mbappe, është fantastike të kesh një shok!”. Ndërsa Bergomi ishte 18 vjeç kur fitoi Botërorin me Italinë në vitin 1982, pas fitores 3-1 ndaj Gjermanisë.

Varane – Mbrojtësi francez ishte hajmalia ku shpresonin “Gjelat” pasi kishte një rekord fantastik me 10 finale të fituara në 10 të luajtura, duke e çuar këtë rekord në 11 pas asaj të sotme. Gjithmonë një shtyllë e fortë bashkë me Umtiti para protës së Lloris, francezi diti të sjellë formën e shkëlqyer që ka treguar për Real Madrid edhe në kombëtare.

Trajneri – Didier Deschamps u bë sot i treti njeri në historinë e futbollit që fiton Kupën e Botës si lojtar dhe trajner. Francezi ishte një shtyllë e mesfushës së kombëtares së tij në vitin 1998, ku në finalen e luajtur në shtëpi “Gjelat” mposhtën 3-0 Brazilin.

Para tij, këtë sukses e kishte arritur Mario Zagallo, kampion me Brazilin si lojtar në vitet 1958 dhe 1962 dhe si trajner në vitin 1970, por edhe Franz Beckenbauer, triumfues me Gjermaninë e vitit 1974 si lojtar dhe asaj të vitit 1990 si trajner.

Sulmuesi pa gola – Olivier Giroud është ndoshta personazhi më i çuditshëm i kësaj skuadre franceze. Pas përjashtimit të Benzema dhe dështimit të Dembele në ndeshjen e parë në grupe, bëhet titullar në majë të sulmit të skuadrës. Por në 546 minuta në fushë, jo vetëm që nuk shënon asnjë gol, por nuk ka realizuar asnjë gjuatje në portë.

Related posts

Deputeti socialist shpërthen kundër Dukës: Ku të humbi magjia e sistemit?

Sadik.Autor

Për Raiolan, është i mundshëm transferimi i Pogbas në Real Madrid

Q.Autor

DHA DORËHEQJEN NGA STOLI I MILAN/ Genaro Gattuso nis aventurën e re në kampionatin…

Delo.autor

Leave a Comment